Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti i Serbisë, Aleksnder Vuçiç, ka njoftuar në Instagram se ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.
Sipas Vuçiç, ata kanë diskutuar për një krizën energjitike dhe për dimrin që po vjen përpara, pasi tij një Ballkan i Hapur do të thotë më shumë paqe e prosperitet.
“Fola me Edi Ramën dhe me Dimitar Kovçevski për hapat e përbashkët për të garantuar një dimër të sigurt për të gjithë qytetarët tanë, si dhe takimin e ardhshëm në kuadër të Procesit të Berlinit. Një Ballkan i Hapur do të thotë paqe, prosperitet dhe një të ardhme më të sigurt për njerëzit e rajonit tonë, sepse së bashku jemi gjithmonë më të fortë”, ka shkruar Vuçiç në Instagram.