Vuçiç viziton Tiranën në mars, ja temat e diskutimit

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vizita është konfirmuar nga vetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç në konferencën për shtyp të mbajtur me homologun e tij Slloven, Borut Pahor në vizitën që ky I fundit kreu në Serbi të hënën. Vizita e Vuçiç në Shqipëri do të zhvillohet në kuadër të punimeve të Samitit të Brdo-Briunit ku do të diskutohet për situatën në Ballkan dhe marrëdhëniet mes vendeve të rajonit. Ndërkohë nga ana tjetër një pikë e nxehtë diskutimi në Samit pritet që të jetë dhe ajo e kufijve Kosovë-Serbi. Kjo do të jetë vizita e dytë e Vuçiç në Shqipëri, por e para si president. Ai vizitoi Tiranën në vitin 2015, kohë kur ishte kryeministër i Serbisë.

Zjarr Tv Ad