Vuçiç zmbrapset për shtetrrethimin

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestat qytetare në Serbi kanë detyruar presidentin e vendit, Aleksandër Vuçiç, të zmbrapset nga vendimi për të rikthyer gjendjen e shtetrrethimit gjatë fundjavave në kryeqytet.Pasi u vunë zjarrin makinave dhe tentuan të hyjnë me forcë brenda parlamentit një ditë më parë, demonstruesit e mbështetur nga opozita tubuan sërish të mërkurën, duke me hedhur me raste gurë ndaj policisë e duke bërë thirrje për dorëheqjen e kreut të shtetit.Përplasjet këtë radhë u shtrinë edhe në qytetin verior të Novi-Sadit, ku forcat e rendit edhe një herë u desh të përdorin gaz lotsjellës për të kontrolluar grupet e irrituara qytetare.Në një konferencë të posaçme për shtyp, Vuçiç njoftoi se nuk do të zbatohet vendimi për shtetrrethimin e Beogradit në orare të caktuara pa u rishpallur gjendja e jashtëzakonshme, ndërsa apeloi për qetësi dhe ndalje të tubimeve pasi po rrezikohet përhapja më tej e infeksionit.Ai gjithashtu aludoi se revolta antiqeveritare mund të jetë nxitur nga shërbime informative të caktuara rajonale përpos forcave ultradjathtiste.“Një pjesë e sigurisë tonë nuk ka funksionuar si duhet, por kemi mësuar edhe se aktorë ndërkombëtarë, jo vetëm kriminelë, por shërbime inteligjente të huaja, kanë dhënë dorën e tyre në problemet tona të brendshme.”Protestuesit në Serbi akuzojnë lidershipin për situatën e rënduar epidemiologjike, duke e mbajtur qeverinë përgjegjëse për heqjen tërësore të masave antikovid muajin e kaluar, për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në mesin e pandemisë dhe për lejimin e lojërave sportive masive si tenisi apo futbolli para mijëra tifozëve, duke zhbërë impaktin e karantinës disajavore.“Nuk e di ç’të them, kjo pakënaqësi e njerëzve është normale pas gjithë atyre që kanë ndodhur. Për sa i përket shkatërrimit të Beogradit, veprimet ekstreme askush nuk i pranon.”“Mendoj se vendimtar ishte vendimi për rivendosjen e shtetrrethimit. Njerëzit nuk duan të mbyllen në shtëpitë e tyre, siç u vu re edhe në muajt e kaluar.”Serbia një ditë më parë konfirmoi një rekord të ri prej 357 rastesh të reja pozitive dhe 11 viktima më shumë brenda ditës, të cilat e rritën në 341 bilancin zyrtar të jetëve të humbura.

Zjarr Tv Ad