Vulin: S’ka Shqipëri të Madhe pa luftë me Serbinë

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ka deklaruar  se disa herë ka kërkuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq që ta shqyrtojë politikën ndaj Bashkimit Evropian dhe që Serbia duhet ta ndryshojë pozicionin e vet ndaj BE-së nëse Evropa nuk do ta ndalojë krijimin e Shqipërisë së madhe.

“Këtë e kam kërkuar disa herë dhe ai kurrë nuk më ka përkrahur. Edhe tani kërkoj që të mendojmë nëse na duhet një BE e tillë dhe një politikë e tillë. Kjo natyrisht se varet nga ai”, ka thënë Vulin.

Ai ka theksuar se Evropa dhe tërë bota po heshtin ndaj “formimit të Shqipërisë së madhe”.

“Shqipëria e madhe nuk mund të krijohet e të mos shkaktojë konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë e jo vetëm me serbët. Kryeministri shqiptar tashmë ka paralajmëruar se dëshiron t’i fshijë kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë dhe porosit se kudo që jetojnë shqiptarët nuk do të ketë kufij ndërmjet tyre. Kështu formohet Shqipëria e madhe”, citon FoNet të ketë thënë Vulin.

 

Zjarr Tv Ad