Fier, makina shpërthen në flakë në ecje e sipër

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një makinë ka shpërthyer në flakë në orët e para të ditës së sotme, teksa ka qenë në ecje e sipër.

Më konkretisht rreth orës 09:25, në rrugën Fier-Lushnje, në Vajkan, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A.Z., ka marrë flakë në ecje e sipër.

Paraprakisht dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një defekt në pjesën e motorit.

Në vendin e ngjarjes u dërgua zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë, për vënien e situatës nën kontroll.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit.

Zjarr Tv Ad