“Goxha ëndërr Profesori”, Balla ironizon Spahon për protestën

0
15
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka ironizuar thirrjen e homologut të tij nga PD Edmond Spaho, i cili iu bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së studentëve më 7 janar.

Për Ballën kjo thirrje përkthehet që të gjithë studentët t’i bashkohen PD-së për të mundur Ramën.
“Kjo përkthehet të gjithë studentët duhet t’i bashkohen PD për të mundur Ramën! E paska nisur vitin me goxha ëndërr Profesori😂 Gëzuar Koleg dhe kur të zgjohesh bashkë me Lulin shihemi në Kuvend🤝”, shkruan Balla.

 

Zjarr Tv Ad