Mauro Icardi ishte një nga emrat më të diskutuar në merkaton që sapo u mbyll, teksa i ishte bërë e ditur se nuk ishte në planet e klubit dhe pse dëshira e tij ishte të qëndronte.
Pas shumë bisedimeve, sulmuesi argjentinas pranoi të kalojë në kampionatin francez, duke nisur një aventurë të re te PSG-ja.
Për këtë aventurë të re të 26-vjeçarit ka folur edhe partnerja e tij, Wanda Nara, e cila njëkohësisht është edhe agjentja e tij.
“PSG-ja është një klub i shkëlqyer dhe fëmijët tanë janë shumë të lumtur këtu. Askush nuk mund ta refuzojë Parisin. Ishte destinacioni më i mirë nga të gjithë të tjerët”, u shpreh Wanda.
Gjithashtu ajo foli edhe për debutimin e lojtarin me fanellën e ekipit francez: “Jam shumë e lumtur që ndeshja shkoi mirë. Goli i Neymarit ishte fantastik. Unë nuk e njihja këtë stadium, por Icardi u prit shumë mirë këtu dhe kishte mbështetjen e të gjithëve nga fillimi deri në fund”, përfundoi Wanda Nara.