Xhaçka me Sarrazin: Lufta në Ukrainë ka krijuar pasiguri për destabilitet në rajon, duhet një datë për konferencën e parë ndërqeveritare

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, ka mbajtur sot në konferencë me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Xhaçka tha se lufta në Ukrainë ka krijuar pasiguri për destabilitet në rajon.

Ndër të tjera shtoi se është momenti për të caktuar një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për Shqipërinë.

Xhaçka: Sot është koha për të vepruar dhe për të shënuar arritje të prekshme nga caktimi i një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare dhe në artikulimin e një vizioni të qartë integrimi për çdo vend të Rajonit sidomos në zonat ku ka potencial për konflikt dhe ky potencial në Rajonin tonë edhe para luftës në Ukrainën ka qenë më i lartë se në çdo periudhë tjetër këto 20 vite.

Liberalizimi i vizave për Kosovën do ishin hapa të mirëpritur. Shqipëria ka ndërmarrë nisma të guximshme rajonale dhe po luan një rol të dorës së parë bashkë me partnerët për Ukrainën.

Na duhet angazhimi i prerë i BE dhe i gjithë aleatëve në një kohë kur kriza në Ukrainën ka krijuar kaq shumë pasiguri për destabilizim.

Zjarr Tv Ad