Xhaçka: Njohja e Kosovës nga Serbia, domosdoshmëri për gjithë rajonin

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka është pritur në një takim nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla.

Nga Prishtina, Xhaçka u shpreh se Shqipëria mbështet fuqishëm Kosovën në çdo hap të procesit të dialogut, pasi siç tha, ky është interes kombëtar.

Ministrja Xhaçka theksoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia që duhet të vijë nga një marrëveshje e detyrueshme, është domosdoshmëri për mbarë rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Çështja e më rëndësishme në këtë kontekst, është mbështetja ndaj dialogut Kosovë-Serbi dhe arritja e marrëveshjes së detyrueshme ligjore që sjell njohjen e ndërsjellë midis dy vendeve dhe i hap rrugë anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe në organizatat tjera ndërkombëtare. Arritja e kësaj marrëveshjeje është një domosdoshmëri jo vetëm për Kosovën e Shqipërinë, por për mbarë rajonin tonë. Dua ta përgëzoj Qeverinë e Kosovës për arritjen e marrëveshjes e para disa ditëve, që ndihmon jo vetëm në uljen e tensioneve, por edhe në nisjen e bisedimeve për arritjen e marrëveshjes për normalizim e plotë të marrëdhënieve. E padyshim, me mbështetjen e pakufizuar të Shqipërisë në çdo hap të këtij procesi. Shqipëria e ka mbështetur dhe vazhdon ta mbështesë Kosovës në gjithë këtë rrugëtim, sepse për ne ky është interes kombëtar. Ne po ashtu i mbështesim aspiratat e Kosovës për integrim euro-atlantik”, theksoi Xhaçka.

Zjarr Tv Ad