Xhafaj kundër maxhorancës: Deputetët po shndërrohen në kartonë

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndryshimi i rregullores së Kuvendit po shqyrtohet në Komisionin e Ligjeve. Deputetët e opozitës e cilësuan sërish ketë projektvendim si një tentative për të rikthyer imunitetin e deputetëve.

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cilësoi ndryshimet e shpeshta te rregullores si jo efektive, duke i shndërruar deputetet në kartonë.

“Nga 2005 e deri me sot rregullorja është ndryshuar 8 herë. Ky proces duhet të jete sa me i kujdesshme. Ndryshimet e herëpashershme e kanë zbehur rolin e deputetit. Deputetët janë shndërruar në kartonë a se sa persona me integritet .

Për fjalën dhe për përfaqësimin e zgjedhjes e të tyre dhe ne ndikimin që kanë në procesin ligjvënës. Kjo është gjëja që duhet të na shqetësojë më shumë. Është momenti për të parë se si mund të rikthejë disa ndryshme që rezultuan të dëmshme që e shndërruan legjilativin në një zgjatim të ekzekutivit”.

Zjarr Tv Ad