Xhafaj paraqet draftin e ‘Antikorrupsionit’: Parlamenti të mos jetë më vendi i sherrnajës

0
79
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti socialist Fatmir Xhafaj mbajti fjalën e tij takimin e dytë të nivelit të lartë “Shqipëria2030 në BE -Rruga e Reformave”, të zhvilluar sot në Tiranë. Xhafaj në cilësinë e kreu të komisionit të posaçëm parlamentar për Antikorrupsionin paraqiti gjetjet e punimeve të këtij komisioni.

Sipas tij, pas suksesit në reformën në drejtësi është momenti për një reformë tjetër që do i paraprijë anëtarësimit të Shqipërisë në BE dhe kjo ka të bëjë me mirëqeverisjen, antikorrupsionin dhe sundimin e ligjit.

‘Drafti i mbështetur fort në gjetjet e dokumenti analitik ka masat e dakordësuara më BE në integrimin e negociatave. Dokument i përpunuar nga grupi i komisionit dhe i negociuar me grupin shqiptar me administratën publike shoqërinë civile dhe i është shtuar ekspertizës së ekspertëve të huaj. Ka qenë një punë intensive e debatuar me tryeza konsultime’, tha Xhafaj.

Xhafaj shtoi më tej se parlamenti nuk duhet të jetë më vendi i sherrnajës politike por deputetët kanë përgjegjësi që qytetarët të kenë një qeverisje më të mirë në nivel lokal dhe qendror.
‘Kuvendi dhe komisionet kanë një rol thelbësor.

Është pjesë e detyrës sonë si deputet që qytetarët të kenë qeverisje më të mirë në të gjitha nivelet, që qytetarët të preken sa më pak nga sjelljet korruptive dhe shoqëria të jetë më reaguese ndaj korrupsionit. 10 muaj më parë iniciuam një reformën për të ofruar zgjidhje në këtë udhë, me kurajo të vetë refklektojmë për të ecur dhe më para.

Për ta afruar sa më shpejt shansin e anëtarësimi. Për të vazhduar ciklin e reformave për të thelluar reformat shtet ndërtuese për mirëqeverisjen, antikorrupsioni dhe sundimin e ligjit. Procesi është angazhuar nga grupi i nivelit të lartë nga bota akademike shoqëria civile, dhe bota e biznesit’, shton deputeti. Më tej shprehu se angazhimi për antikorrupsionin i komisionit që drejton do vijojë edhe në muajt në vijim, teksa nënvizon se anëtarësimi në BE vjen me meritë, pra reforimin e shtetit.

“Angazhimi do vazhdojë dhe në muajt në vijim në përmbyllje të plotë të këtij procesi. Po dëshmojmë disa të vërteta të thjeshta. Anëtarësimi në BE mbetet ambicie e fortë që gëzon mbështetje të lartë qytetare, anëtarësimi në Be është çështje ekzisteniale. Po punojmë fort për të mundësuar Shqipërinë në 2030 në BE.
Ne duam anëtarësimin në BE përmes hyrjes me meritë në të me reformimin e shtetit.

Ky proces reformues dëshmon se kemi vizionin dhe aftësinë të ecim vetë përpara. Me gjithë hapat pozitive në këto vite korrupsioni mbetet fenomen shqetësues. Hapa të mëdha janë hedhur tek ndëshkimi i korrupsionit në nivelet të larta me institucionet e reja në drejtësi’, thekson Xhafaj.

Për Xhafajn reforma duhet të synojë parandalimin e korrupsionit dhe jo thjesht dërgimin e zyrtarëve të korruptuar në qeli.
“Një shoqëri e shëndetshme nuk matet sa shkojnë në dyert ë burgut por sa aftësi parandaluese ka. Ky draft plan veprimi synon një rol më proaktiv të kuvendit, në përmbushje të sfidave të integrimit. Merr fund dhe skepticizmi në debatet e e zhvilluara prej kuptimit të gabuar të ndarjes së 3 pushteteve. Shqipëria është republikë parlamentare dhe Kuvendi është mbajtës i vullnetit të popullit’, shprehet Xhafaj.

Kjo reformë vijon Xhafaj vjen pas suksesit të reformës në drejtësi si vizion i socialistëve.

“Ky proces është dëshmi e rritjes së vendit dhe institucioneve të tij. Pas reformës në drejtësi, ndërmarrim një reformë tjetër të këtyre përmasave si vullnet i vizionit të kapaciteteve tona të brendshme. Fati më ka qëlluar të kryesoj të dy komisionet parlamentare. Them me bindje se kemi kapacitete për të ndërmarrë hapa të tilla që vende të ngjashme me ne nuk kanë pasur kurajo të ndërmarrim. Duhet të kujdesimi të rrisim ato më tej duke pavarësuar e tyre intelektuale dhe profesionale.
Vlerësojmë rëndësinë e ekspertizës ndërkombëtare. Vlerësoj ekspertizën e KE, projektet e BE, ambasadës franceze, USAID, ambasadës amerikane’ thotë ai.

Lidhur me sistemin e drejtësisë, kjo reformë synon sipas tij pavarësimin e mëtejshëm të gjykatave në dhënien e vendimeve
“Nuk kuptohet sundimi i ligjit pa drejtësinë dhe institucionet e saj. ne që kishim vizionin dhe kurajon të realizonim reformën në drejtësi, historike më të madhe të ndërmarrë i konsiderojmë të shenjta shtyllat kushtetuese të drejtësisë shqiptare të miratuar në 2016. Kemi dhe detyrimin të reflektojmë si ka ecur reforma, të reflektojmë për ndryshime me synimin për të reflektuar për problematikat e mundshme.

Qytetarët vlerësojnë pozitivisht ato që po dëshmon drejtësia e re. Ndërkohë qytetarët që kanë investuar besim të lartë meritojnë akses më të mirë në sistemin e drejtësisë, menaxhim më i mirë i sistemit, profesionalizëm në gjykime, pavarësi në dhënien e drejtësisë. Do e mbështesim edhe më fort sistemin e drejtësisë’, përfundon Xhafaj.

Zjarr Tv Ad