Xhamia e Namazgjasë “peng” i Erdoganit, ja ku do të falet Namazi i Fitër Bajramit…

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Namazi i Fitër Bajramit do të falet në Sheshin “Skënderbej” më 2 maj, në orën 06:20. Lajmi është bërë i ditur nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

Kështu, besimtarët myslimanë do të celebrojnë një muaj pas agjërimit dhe faljes së namazit të teravitëve, traditë e këtij Muaji të Shenjtë.

Ceremonia, ashtu si çdo vit zhvillohet me ilahi dhe fjalën e imamëve të pranishëm e më pas, besimtarët drejtohen për në shtëpitë e tyre, ku vijohet me pjesën tjetër të festimeve, ndër to, edhe vizitat në shtëpitë e të afërmve dhe njerëzve të dashur.

Besimtarët myslimanë prisnin që Xhamia e Madhe e Namazgjasë të hapej për Bajram. Në fakt, kishte spekulime se ajo do inaugurohej në fund të Ramazanit.

Por xhamia vazhdon të mbetet peng i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan. “Uroj dhe dëshiroj që shumë shpejt, mbase deri në muajin e Ramazanit, ta kemi zgjidhur dhe problemin e xhamisë së Namazgjasë,” tha Erdogan në janar në Tiranë.

Megjithatë, Erdogan shmangu nga vizita në janar çdo kontakt me Komunitetin Mysliman Shqiptar. Tensionet mes KMSH dhe Erdogan duket se ishin arsyeja kryesore pse është shtyrë edhe inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë.

Turqia ka vite që ka ndërprerë marrëdhëniet me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Shkak për këtë janë pretendimet se mbështetësit e Fetullah Gylen kanë shumicën në strukturat drejtuese të komunitetit.

Zjarr Tv Ad