Ironia me vendimin dixhitalizimit/ Qeveria heq sportelet, vendos call center-a

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Duke nisur nga data 1 maj në zyrat e shtetit nuk do të ketë më sportele, por call center-a. Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj u shpreh pas mbledhjes se qeverisë se këto call center-a do të jenë në dizpozicion të atyre kategorive që nuk kanë akses dixhital në E-Albania.

Sipas ministres në shërbim të çdo institucioni përveç call center-ave do të jetë edhe bashkëqeverisja me qëllim që qytetarëve mos t’i mungojë asnjë shërbim. Nuk dihet se si do i ndihmojnë të moshuarit këto telefonata.

“Ka qenë një nga shqetësimet tona kryesore, duke qenë se mosha e tretë, por edhe kategori të tjera që nuk janë të njohura me shërbimet dixhitale mund të kenë problematike ta ngjashme Çdo institucion do të ketë në dispozicion call center-a edhe bashkëqeverisja do angazhohet në këtë shërbim me qëllim që të japim shërbimin dhe të mos ketë probleme në marrjen e shërbimeve. Do të jemi në gatishmëri të plota për të ofruar shërbimet e kërkuara,” tha ajo.

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka folur për miratimin e vendimit që redukton numrin e zyrave të Gjendjs Civile. Në të gjithë vendin do të jenë vetëm 150 zyra për të ofruar ato shërbime ku është e domosdoshme prania fizike e qytetarëve. Pjesa më e madhe e shërbimeve, do të ofrohen online prej datës 1 maj. Çuçi shpjegoi gjithashtu se dokumentet që do iu duhen qytetarëve për shërbime të ndryshme do të sigurohen vetë nga institucionet publike nga E-Albania.

“Sot miratuam reduktimin e zyrave të gjendjes civile, nga 390 do ketë vetëm 150 zyra si pasojë e revolucionit digital për dhënine e shërbimeve publike, shërbimet do ofrohen vetëm online. Do ketë 150 sportele për të marrë vetëm ato shërbime që duhet të jetë i pranishëm qytetari, të tjerat online. Do shkëputet shërbimi në sporteli fizik, do të jetë vetëm online me përjashim të atyre shërbimeve ku duhet të jetë i pranishëm qytetari. Institucionet e administratës publike janë të detyruar të sigurojnë vetë dokumentet që u duhen qytetarëve. Nëse një qytetari do i duhet një dokument, dokumentacionin ia siguron insititucioni publik përkatës. Prej datës 1 maj do jetë një sasi e madhe shërbimesh që do të ofrhen online, janë rreth 90 shërbime që ofrohen nga Ministria e Brendshme”, tha ministri Çuçi

Zjarr Tv Ad