Benet Beci është lindur dhe është rritur në Tiranë, po origjinën e ka nga Shkodra.
Sipas xhaxhait te Benet Becit, Ismet Beci, gjyshërit dhe babai i kryetarit të Bashkisë, Benet Beci janë rritur në zonën e quajtur “Ura e Dervishbeg”.
Ai një pjesë të fëmijërisë së tij e ka kaluar në shtëpinë e gjyshërve, të cilët vinte dhe i vizitonte shpesh, pasi ka qenë shumë i lidhur me ta.
Xhaxhai i Benetit, Ismet Beci i cili vazhdon të jetojë në Shkodër në lagjen e të parëve të tyre në Perash.
“Vocërria e fëmijëve tanë ka qenë e barabartë. Ne kemi qenë 4 vëllezër, i madhi dhe i vogli nuk jetojnë. Unë dhe babai i Benetit, Bariu jetojmë. Nëna e babai i Benetit jetojnë në Francë. Beneti me familjen në Tiranë.
Një pjesë të vogël të fëmijërisë së tij e ka kaluar edhe në Shkodër deri sa ka ardhur momenti për të vazhduar shkollën se ka qenë dhe jashtë. Benet ka qenë që i vogël një fëmijë i urët dhe simpatik”- thekson xhaxhai i Benet Becit për Panorama TV.
Me tej, Ismet Beci thotë se Beneti është i lidhur me të gjithë të afërmit dhe të moshës më të thyer.
“Beneti është i barabartë me djalin tim, me tiparet e përbashkëta që kanë, me dashurinë dhe respektin. Sot është dhe më i lidhur me moshën tonë, me trashëgimtarët e babait të tij”- thekson ai.
Po si e sheh fitoren e nipit për të drejtuar Shkodrën?
“Beneti nuk erdhi në Shkodër për t’u bërë kryetar Bashkie, por thjeshtë për Shkodrën. Si trashëgimtar i shkodran. Shkodra ka qenë e pastër gjithmonë, e kanë luftuar gjithmonë se ka vazhduar demokracinë deri në këtë moment.
Ky është një rast i veçantë me dalë si socialist, ai s’është anëtar i Partisë Socialiste, se nuk ja ka kërkuar askush të bëhet anëtar i PS-së.
Thjesht është një qytetar shkodran me ndjesinë e shkodranit. Shkodra përderisa e ka zgjedhur besoj do t’ja lehtësojë punën dhe mundin sepse është në dobi të të gjithëve”- thekson Ismet Beci.
Burimi: GazetaTema.net