Gazetari Rezar Xhaxhiu ka komentuar “Tokyo Tiranën”, spikeren virtuale që erdhi si risi në Euronews Albania.
Në një intervistë për emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euroneës Albania, theksoi se televizioni ia doli me eksperimentin që bëri, duke shtuar se një një spikere virtuale nuk mund të krahasohet me një spikere reale.
“E ndoqa me shumë vëmendje Tokyo Tiranën, sikurse dëgjova dhe komentet pafund gjatë gjithë ditës. Fillimisht e komplimentoj Euronews që vijon të ngelet një media inovative, këtu përfshijmë dhe eksperimentin me këtë prezantuesen simpatike dhe sintetike. Tokyo Tirana është një eksperiment që duhet ta duartrokasim por unë mendoj se deri këtu. Kam rreth 20 vite që moderojë, dhe në një pjesë të madhe kam bashkëpunuar me spikere gra, por nuk do të doja kurrë që të kisha një Tokyo Tirana të kisha në krah dhe sikur të ishte më e bukura e botës. Është një spikere sintetike, nuk jep adrenalinën për dhënien e lajmeve”, tha ai.