Xhelal Mziu deputet i PD në një intervistë për Ora News u shpreh se PD është në “situatën më kritike në këto 32 vite”.
Xhelal Mziu: Rilindja në çdo drejtim tenton të krijojë situata që të mos ketë mundësi opozita të shpalosë gjë. Opozita me të drejtë tensionohet në marrëdhënie me maxhorancën e sotme si përsa i përket Avokatit të Popullit si për situatën që donin të krijonin më Gjykatën Kushtetuese.
Di të them këtë që PD është në situatën më kritike në këto 32 vite. Asnjëherë nuk e kam parë PD-n që të jetë në këtë lloj situate aq më pak tani që jemi në prag të zgjedhjeve vendore.
Fajin për situatën e tensionuar që ekziston brenda PD Mziu ia vë dy liderëve të PD zyrtare dhe Rithemelimit.
“Të shkosh në një garë pluraliste dhe të luftosh për vendin e dytë dhe të tretë është për të ardhur keq.”, tha ai.
Xhelal Mziu: Fajin në fakt nuk e ka askush tjetër por e kanë vetëm drejtuesit politik të dyja grupeve brenda PD-së. është e papranueshme, është skandaloze të lësh demokratët në mëshirë të fatit.
Dhe socialistët janë të zhgënjyer se ju ka humbur shpresa. Po ta shohësh sidomos vitet e fundit janë rritur largimet, madje dhe eksode që riskojnë jetë e tyre me gomone por vijnë dhe për shkak të dy copave të PD.
Nuk ndërmerret asnjë hap përpara për të unifikuar PD dhe për ta dalë jashtë PD për të dal dhe përtej PD e për tu përballur me kundërshtarin politik.
I gjithë arsenali i PD është përqendruar brenda llojit dhe asgjë nuk bëhet në raport me
kundërshtarin politik. Duhet ti thërrasim mendjes.
Nëse kjo nuk ndodh do të jetë njolla më e zezë në 32 vite. Të shkosh në një garë pluraliste dhe të luftosh për vendin e dytë dhe të tretë është për të ardhur keq.