Xhelal Mziu: Qeveria hesht në kurriz të qytetarëve, që oligarkët e karburanteve të mbushin xhepat nga rënia e valutës

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Xhelal Mziu

Tjetër çmenduri në Shqipëri! Çmimi i naftës rekord botëror 185 lekë, duhej 150 lekë. Çmimi në bursë më i ulëti. Dollari 20% më i ulët se 3 muaj më parë. Karburanti 60-70 lekë/litër më shtrenjtë se në rajon. Qeverisë i interesojnë Oligarkët, jo Qytetarët! Çmimet e naftës dhe benzinës në vend kanë shënuar një rritje të dytë brenda pak ditësh, me 11-19 lekë/litër!

Tek, operatorët më të mëdhenj në vend:
-Një litër naftë 185 lekë/litër, nga 174 lekë që ishte!
-Një litër benzinë me 188 lekë/litër, nga 169 lekë që ishte!
Operatorët e tregut pohojnë se ka rritje në bursa, por është e pavërtetë, pasi çmimi është poshtë 85 $ për fuqi, aq sa ishte para luftës në Ukrainë. Operatorët para 3-4 muajsh ankoheshin se është rritur vlera e dollarit dhe euros, sot çmimi i tyre është në nivelin më të ulët historik.
Importuesit e naftës vetëm nga rënia e euros kanë përfituar 20% të xhiros ekstra fitim për kompaninë! Treguesi referencë i naftës, “Brent” është poshtë 85 dollarë për fuçi, dollari është 20% më i ulët. Nafta duhet të ketë çmimin maksimalisht 150 lekë për litër nëse marrim referencat e çmimit të bursës dhe vlerës së dollarit, krahasuar dhe me mars 2022. Pra dollari, që është monedha me të cilën tregtohet karburanti ka rënë ndjeshëm afër 90 lekëve, nga 110 lekë që ishte para 3 muajsh. Qeveria bashkëpunon me oligopolin e karburanteve. Autoriteti i Konkurencës, Ministria dhe Qeveria nuk ndërhyjnë, nuk ju intereson qytetari, por oligarkët e karburanteve, që janë përfituesit më të mëdhenj nga rënia e valutës, rënia e çmimeve!

Zjarr Tv Ad