Këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj vazhdon e përflitet jo vetëm për sukseset e padiskutueshme muzikore por edhe për pamjen e saj të ‘ndryshuar’.
Përmes një statusi në instagram, Xhensila ‘nuk duroi më’ dhe iu përgjigj dyshuesve.
Këngëtarja shkruan ‘gjerë e gjatë’ duke e lidhur pamjen e saj me fillimit e karrierës muzikore te ‘Gjeniu i vogël’.
“Fytyra dhe trupi im në moshën e këtij momenti, janë po aq të paprekura nga operacionet plastike sa sot. Kam trokitur në parukeri e në palestër dhe kam dalë entuziaste për reagimin e publikut”, shkruan Xhensila duke treguar në këtë mënyrë se ndryshimi i saj në pamje vjen si rezultat I make-upit apo edhe palestrës.
“Megjithatë njerëzit kanë hedhur në erë çdo derë shpifjeje dhe unë nuk kam reaguar.ndërkohë jam njeri publik por ko nuk I jep të drejtë askujt që të vjellë mbi imazhin tim(e të askujt) mërzitjet dhe mllefet personale. Kam respekt për skepticizmin, kam respekt për pyetjet e sinqerta por nuk kam respekt për fenomenin e shpifjes pa masë vetëm sepse përtohet që të vëzhgohet përpara se të flitet”, shkruan ndër të tjera Myrtezaj duke i dhënë një ‘shuplakë’ të gjithë atyre që flasin ose shpifin sipas saj pa fakte.
Gjithsesi ky reagim i Xhensilës na bën të përmendim edhe fenomenin e shëmtuar të të qënurit njeri publik, pasi është tjetërsuar thelbi i të qënurit publik. Sot të gjithë duan të kurohen në maksimun madje edhe të shndërrohen vetëm e vetëm për tu dukur ata që s’janë. A ka më bukur sesa të vazhdosh të jesh ai i fillimit? A ka më bukur sesa të duash fytyrën perfekte pa kurrfarë plastike në të? Nëse do të kërkonim të perfeksiononim veten, do bënim mirë të hidhnim një sy drejt idealeve të vërteta.