“Xhindoset” Kreshnik Çollaku/ Nuk e mbajnë nervat me gazetarët

0
139
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i PD-së zyrtare, Kreshnik Çollaku, ka debatuar me gazetarët pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së së vulës.

Çollaku u pyet nga gazetarët për përplasjet në PD-në e vulës, në lidhje me zgjedhjet për kryetarin e ri.

Ai tentoi të justifikonte përplasjet duke u shprehur se PD-ja e vulës është partia e vetme që prodhon debat, ndërsa nuk e mbajtën nervat me gazetarët, teksa këta të fundit i bënin pyetje.

“Kjo është partia e vetme… A ka mundësi… Kjo është partia e vetme që prodhon debat. Ju shikoni kolegë, njerëz që bëjnë debat, ndajnë mendime. Ju sfidoj të shkoni në çdo subjekt tjetër që ka një debat të tillë.

Më lini të mbaroj. E rëndësishme është që ky debat të zhvillohet. Kjo parti do vazhdojë të ecë me procesin”, u shpreh ai.

Njëri nga gazetarët e pyeti për deklaratat e Gazment Bardhit, ndërsa ai iu përgjigj ashpër.

“Minimumi mund të drejtoheni me edukatë se unë nuk po ju them që po gënjen ti. Unë dhe kolegu im po ndajmë mendimin. Nuk mund të na thoni as mua dhe as atij që po gënjen”, theksoi Çollaku.

Zjarr Tv Ad