“Xhiro mbi 1 mln euro”, zbulohet banda italo-shqiptare e narkotrafikut, 32-vjeçari shqiptar truri i organizatës

0
64
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një operacion i organizuar nga karabinierët e komandës së Riminit u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm. Si pasojë e këtij operacioni përfunduan në prangat e policisë anëtarët e një bande italo-shqiptare të shpërndarjes së drogës që vepronin në provincat e Riminit, Ravenas dhe Forlì Cesena.

Mediat fqinje shkruajnë se të gjithë të arrestuarit ishin emra të njohur për policinë. Hetimet e karabinierëve të Njësisë Hetimore Rimini, të koordinuara nga Zëvendës Prokurori Davide Ercolani, pas operacionit “Pony Express” zbuluan linjën e trafikut të drogës me një xhiro prej më shumë se një milion euro.Bëhet e ditur se marijuana vinte nga Shqipëria dhe Spanja, ndërsa kokaina nga Roma dhe Brianza.

Kreu i bandës kriminale raportohet se është shtetasi F.D., një 26-vjeçar italian, i cili ishte përgjegjës për blerjen e marijuanës, me qëllim shpërndarjen në Rimini.

Në kuadër të këtij operacioni sot është arrestuar edhe një shqiptar, i përfshirë në organizatën kriminale. Në arrest shtëpie janë lënë gjithashtu një italian 32-vjeçar, një kamerier 23-vjeçar që jeton në Rimini dhe një këshilltar personal i 26-vjeçarit.

Ky i fundit është vëllai i njërit prej të arrestuarve që iu nënshtrua masave paraprake me burg, 28 vjeç. Kurse tjetri është një shqiptar 32-vjeçar me iniciale L.I., që jeton në Provincën e Forlì-Cesena.

Bëhet e ditur se të gjithë të arrestuarit akuzohen si shpërndarës droge, ndërsa 32-vjeçari shqiptar kishte krijuar një marrëdhënie biznesi me F.D, 26-vjeçarin italian, që e konsideronte atë “zemrën” e partneritetit kriminal.

Shqiptari merrej me trafikimin e sasive të mëdha të marijuanës, ndonjëherë e shiste në mënyrë të pavarur te shpërndarësit e drogës, ose edhe vetë F.D., duke furnizuar me furnizime në provincën e Ravenës.

Zjarr Tv Ad