Xhixho: Shqiptarët në mjerim nga rritja e çmimeve, ndërkohë që qeveria pasurohet

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga Erisa Xhixho

Shqiptarët në mjerim nga rritja e çmimeve, ndërkohë që qeveria pasurohet.

Vetëm në muajin korrik, falë rritjes së çmimeve, të ardhurat u shtuan me rreth 170 milionë euro, një rekord historik.

Por nga ana tjetër, shqiptarët varfërohen dhe po heqin dorë nga ushqimet bazë. Rritja e çmimeve e ka tkurrur me 40% konsumin.

Qeveria injoron kërkesën për ulje taksash dhe politika mbështetëse për të varfërit sikundër kanë bërë vendet e rajonit. Në Shqipëri, të vetmit që kanë përkrahjen e qeverisë janë klientët e saj.

Shpopullimi masiv po jep efektet edhe në mbledhjen e të ardhurave.

Ikja e të rinjve ka ulur konsumin për nënproduktet e mishit. Pra, më pak të ardhura për kompanitë, më pak para në buxhet dhe rritje e shtuar e papunësisë.

Kjo është gjendja ku e ka zhytur vendin qeveria “Rama” përkundrejt propagandës që s’mund të fshehë me realitetin që e vuajmë çdo ditë!

Zjarr Tv Ad