Mbrëmjen e djeshme, zjarri mbi tunelin e Kalimashit rrezikoi që të kalonte në kolaps, duke rrezikuar që të bllokonte edhe tunelin. I menjëhershëm ishte edhe reagimi i qeverisë së Kosovës, e cili dërgoi në mison Ministrin e saj të Brendshëm Xhelal Sveçla në terren, ndërkohë që homologu i tij shqiptar ka shkuar me pushime.
Zjarri u neutralizua afër mëngjesit, dhe nuk ka më rrezik për tunelin.
Sa herë në vendin jonë ka pasur nevojë, Qeveria e Kosovës na ka dalë në krah, dhe pikërisht kryeministri Albin Kurti e ka ndihmuar shpesh herë vendin tonë.
Gazetari i njohur Ylli Dylgjeri, përmes një postimi në Facebook, shkruan se Albin Kurti nuk po qeveris sot vetëm Kosovën, por po mbush edhe boshllëkun e qeverisjes se shqiptarëve nga Rama.
Postimi i plotë:
Albin Kurti duhet te drejtoje edhe Shqiperine!
Nuk ka me asnje dyshim se Albin Kurti eshte me i afte se Edi Rama. Me serioz. Me vizionar. Me modern.
Me i angazhuar per te miren e qytetareve. Madje Albinit nuk po qeveris sot vetem Kosoven por po mbush edhe boshllekun e qeverisjes se shqiptareve nga Rama.
Duket se eshte koha qe shqiptaret te therrasin Albin Kurtin te drejtoje shqiptaret e Shqiperise…
Rama edhe vete do te ishte dakord per kete zgjidhje per me teper qe Basha eshte kunder bashkeqeverisjes.
Nuk dihet se çmendon Kimi per kete zgjidhje? Se me shume gjasa Palmeri do te ishte dakord. Perse jo edhe Lali Eri!
I ftoj median dhe analistet e Rilindjes ta zhvillojne kete opsion!