YLLI DYLGJERI/Skeda seksuale e një Ambasador: Dashuri pa fund!

0
272
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Heee, skandalet skishin të sosur edhe atëhere nën qeverisjen majtas. Skandalet financiare ishin të fundit, nuk para kërcisnin, por skandalet seksuale konkuronin me rradhë.

Herë një ministër, herë një deputet, e herë një ambasador kapej në flagrancë. Ishin të mbuluar tërë sektoret. Të majtët në pushtet ishin edhe në seks të programuar.

Seksi është përdorur gjatë gjithë historisë për synime politike dhe madje ka arritur të përmbysë edhe dinasti dhe të ndryshojë rrjedhën e historisë. Nga ana tjetër thuajse të gjithë sunduesit apo njerëzit e pushtetit kanë abuzuar me të për përfitime seksuale,shpesh duke dalë jashtë çdo kuadri normal njerëzor.

“Nga gjithë kënaqësitë e botës, njeriu kërkon më shumë kontaktin seksual. Ai do të bënte gjithçka për të – të rrezikojë pasurinë, karakterin, reputacionin, madje edhe vetë jetën”, ka thënë Mark Twain.

Nejse, i pari i ynë përmbahej, edhe pse u tregoi burrërisht rrugën kolegeve duke u divorcuar nga gruaja e më pas u rimartua pa e dredhur. Sinjal ky që tregoi ndershmëri e karakter, por te vartësit nuk të falte: kurvar është ai që kapet -u thoshte kur i shfajsoheshin.

E kështu rrodhën kurvarët, nga qeverisja në qeveri,nga Kryeministri i vjetër te Kryeministri i Ri. Njeri, ministër, u justifikua kur u kap nga kolegu “se po i vizitonte puçrën vartëses” , një tjetër Ministër u bë qepaze me gruan, por më interesanti ishte një diplomat i lartë. Jetonim kohën e ‘diplomacisë seksuale”.

Diplomati i lartë, i çliruar nga paragjykimet i hidhte edhe në letër takimet. I priste me protokoll shoqet nga Tirana. Në një skedë fiksonte tërë lëvizjet qe do kryente me vizitoren qeflije që vinte nga Tirana per Konferencë.

Po, ku rri gjë padalë në këtë vend! Skeda u kap. E plasi gallata korridoreve të institucionit qendror. Diplomati shkruante:

Program Pritje për madamë X

Ora 9.00, pritje në Aeroportin Internacional Dulles, Washington DC

Ora 9. 30- 10.30 coffee time

Ora 11.00 – 1300 shoping, blerje çarçafesh…

Ora 12.00- largim i gruas nga shpija

Ora 13.00 – 14.30 dreka

16.00.00-17.00 hedhje e fotove seksuale nga celulari ne kompjuter.

17.00-18.00 mësim tregues seksual për zogun nga Tirana në zyre ose shtëpi…e me rradhe oraret e programuara deri ne oren 21.00

Këtu plaste peshku. Orari në skedë, me bold fiksonte:21.00 e ne te gdhire – dashuri pa fund!

Ora 2.00-3.00 pas aktit te pare seksual foto nudo ne shtrat me celular…

Ky kokërr diplomati, jeton edhe sot. Jo vetëm jeton por edhe na moralizon. Na mëson edhe si duhet të sillemi me ndërkombetarët. Dhe njëlloj si në seks na propozon sot:

Ndërkombëtaret jo vetëm ti respektojmë, por duhet ti duam deri në …dashuri pa fund.

P.s. një kopje e programit lihet në kompjuter dhe nje kopje i jepet zogut nga Tirana. Shoferi udhëzohet verbalisht…. per ngjarjen seksuale mbahet ditar në kompjuter.

Zjarr Tv Ad