Nga YLLI DYLGJERI
Në fillim, kur erdhi Rama në qeverisje, na kërkoi 300 ditë per Rendin… I morri. I punoi. Dështoi. U qelb vendi në kanabis. Kaluan me pas mijra dite te tjera. U ndruan Ministra e Drejtore serisht. U mbyt vendi ne krim. Dhe si te mos mjaftonin ditet na del sot e kerkon prap 100 dite per te vendosur Rendin!!! Me ke flet ky? A e degjoj kush? Pse kerkon 100 dite? Ky pislleqet i ben edhe naten.
Apo, te degjojnë Drejtoret? Susss!
Drejtoret o popull jane bëre mjeshtra. Ja kanë ngrenë me kohe mishin, ja kanë pirë lëngun dhe tani po i lepijnë kockën…
Pse do te thoni?
I gjithe inventari i drejtoreve te Policise me grada te larta nuk jane me shume se 35-40 vete. Dmth: 12 drejtore shkarkohen,12 emrohen, dhe 12 te tjere rrinë ne karikim. Dmth, aq eshte numri ne koshin ku perzgjidhen. Aq grada kanë dhëne. Nuk ka të tjere.
Nuk ka edhe fond page. Mirepo edhe këto që jane në kosh, po tu hapesh dosjet ne SHKQB janë të gjithë me njolla. Pasi i vertisin duke pritur pazarin, i emrojne si qershite e Nastradinit….ky kalon… se eshte permjere me pak, ky nuk kalon… se është ndyrë më shumë, e keshtu sa bëhen 12 drejtore, per tu takuar në mbledhjen me Kryeministrin. Këtë herë jane fringo. Vene dhe maska! Haaaaaaaaaaaa! Ato me maska kane qene. Po nejse.
Fillojme. 100 dite prap. Koha filloi.
Milet!
Degjoni e mbani vesh: Keto 100 dite do behet nami!
Drejtoret jane ne gare. Do kercasi gjoba, druri, huri, do te prishet murri dhe burri. Do merret ne fund flamuri.
Kaq kisha. Takohemi pas 100 diteve.