Ylli Manjani kërkon mbylljen e RTSH-së: Aty është bërë si bordello që paguhen nga lekët tona

0
143
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ylli Manjani ka kërkuar mbylljen e RTSH-së. Në një reagim në rrjetet sociale Manjani i rikthehet idesë, duke u shprehur se RTSH është si Ish–Metalurgjiku që nuk prodhon asgjë.

Reagimi

“RTSH = Media që e paguajmë për të mos i parë/dëgjuar asnjë program.

Se përse e bëjmë këtë gjë, një dreq e di?!

Logjika ta do që një media e tillë, pra që nuk ka as audiencën e një portali, duhet mbyllur një sekond e më parë.

Nuk mund të justifikohet mbajtja me para publike të një media për një festival në vit, festival të cilin e bën fjala vjen, Ardit Gjebrea për qejf të vet, në një media me liçensë kombëtare.

Aq më pak ka kuptim mbajtja e një media të tillë, me paratë publike për të punësuar bord, kryetarë e drejtorë që thjesht zihen si do ndajnë rrogat, shpërblimet, tenderat e punësimet për veten e tyre.

Dhe që s’ka kuptim fare, po fare, fare të punësosh njerëz që ndajnë edhe intimitete jashtëmartesore, ndërkohë që ne i paguajmë. Të paktën të dalin në ekran dhe me pin këto gjëra që të justifikojnë pagesën…

Shkurt muhabeti, për mendimin tim (e kam patur prej kohësh këtë mendim) RTSH duhet mbyllur fare. Prej vitesh nuk justifikon asnjë qindarkë publike.

RTSH ngjan si ai parku i ish-metalurgjikut në Elbasan që vetëm mbetje të dëmshme dhe pamje të kuqërreme që ngjallin vetëm sëmundje e kancer.

Duhet mbyllur menjëherë, mendoj unë. Ato para publike që mbajnë në këmbë këtë mbetje të pariciklueshme, mund të financojnë vërtetë aktivitete kulturore e artistike kombëtare, me audiencë të garantuar.

Edhe ideja që një media e tillë i shërben pushtetit të radhës (në fakt i shërben) nuk mbështetet nga realiteti. Pushteti blen më mirë mediat private, sepse me ato kryn punë. Po të ishte për RTSH pushteti nuk fiton kurrë asgjë.

Ndaj s’ka asnjë kuptim mbajtja e një media të tillë me paret tona.

****

Me shumë lutje sugjeroj që të mos merrni mundimin të krahasoni këtë realitet me ZDF, RAI apo BBC. Ju lutem”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad