Ylli Manjani: Nëse grekët dhe turqit presin t’i pajtojë Edi Rama, i shplaftë mortja…

0
289
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 Ish-ministri i drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur për rolin negociator të kryeministrit Edi Rama, në zgjidhjen e konfliktit Turqi-Greqi, madje dje “Bild” shkruante se; për këtë ka edhe “bekimin” e Merkel, ish-ministri Ylli Manjani, është skeptik.

I ftuar në “Rtv Ora”, ndër të tjera, Manjani e ka të vështirë të besojë që Rama, i cili nuk po zgjidh dot problemet e brendshme, ta luajë këtë rol.

Manjani: Ne na ikën 12 milje dhe nuk e dimë, nuk e dimë ku e vënë kompasin grekët, te Barketa apo brigjet e Korfuzit. Nëse kjo është e vërtetë do të thotë që është në hall të madh politik, i ka mbaruar ora e qeverisjes, në Perëndim nuk ka më dritë jeshile dhe do të kthehet në Lindje. Ajo që më shqetëson më shumë është kthimi i kurrizit dhe gjuatja me gurë e Europës. As Enver Hoxha se ka bërë këtë gjë. Ky e bëri këtë, është nga gjërat më të rënda që mund të ndodhë në historinë politike të një shteti ku Perëndimin e kemi oksigjenin e vetëm të pastër ku pastrohemi. Nëse grekët dhe turqit presin ti pajtojë Edi Rama i shplaftë mortja.

Zjarr Tv Ad