Juristi Ylli Manjani tha se Partia Socialiste nuk e ka të sigurt se do të mund të marrë të gjitha bashkitë në zgjedhjet e 14 majit.
Në një intervistë për Euronews Albania, Manjani tha se në bashkitë e mëdha ka garë reale, ndaj Partia Socialiste rrezikon edhe të humbasë ndonjë prej tyre, sipas tij, kjo do të ishte e jashtëzakonshme e do i jepte legjitimitet garës.
“Nga ajo që unë shikoj, nuk e di si janë shifrat, por duket se ka garë. Në Elbasan ka garë, në bashkitë e mëdha, në Durrës ka garë, në Tiranë ka garë. Kandidatët socialist absolutisht nuk e kanë të thjeshtë, madje përkundrazi mund të duhet të lënë ndonjë bashki.
Kjo nuk është pak, kjo është e jashtëzakonshme. prandaj them se balanca nuk ka rëndësi se sa bashki morën, por se sa njerëz kolaboron në kushte politike. Kjo i jep legjitimitet garës dhe pjesëmarrësve në garë”, tha Ylli Manjani.