Ylli Manjani: PD zyrtare i ka hyp n’shpinë budallëkut, sepse preferon të jetë në aleancë me gabimin, e jo me anëtarët e partisë që i mbajnë aty…

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të fundit të Partisë Demokratike. Sipas Manjanit, deputetët çfarë thonë në mëngjes nuk e thonë në darkë.

Reagimi i Manjanit:

“Përçartje llogjike.

PD ka filluar të thotë se “SHBA gaboi me Berishën”. Po të njëjtët persona që artikulojnë këtë akuzë për SHBA, thonë se “ aleanca me SHBA është më e rëndësishme”!!!

Pra konkluzioni llogjik është se PD zyrtare preferon të jetë në aleancë me gabimin. Dmth me atë që ua fut, jo me anëtarët e partisë që i mbajnë aty ku janë…!

Qartësisht i kanë hypë n’shpinë budallëkut.

Zaten duket nga sjellja që bëjn. Ç’thonë në mëngjes nuk e thonë në darkë…

Hajt shnet, pra!

I lashtë zoti shnetin se mendjen se kanë n’vend jo..!”-shprehet Manjani.

Zjarr Tv Ad