I menjëhershëm ka qenë reagimi i ambasadoren amerikane Yuri Kim, pas deklaratave të Sali Berishës se ajo po ndërhyn në sistemin e drejtësisë, duke iu bërë presion gjykatësve dhe prokurorëve.
Postimi i Yuri Kim:
Nëse “ndërhyrja në procesin gjyqësor” nënkupton inkurajimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që të bëjnë punën e tyre pavarësisht porovokimet dhe shantazhet , duke e bërë të qartë, SHBA do të vazhdojë të mbështesë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke nënvizuar se askush nuk është mbi ligjin, dhe duke kërkuar që të gjithë ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të sfidkundër korrupsionit dhe mosndëshkimit, atëherë PO, SHBA e ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë pikërisht këtë – sepse sfida kundër korrupsionit dhe përpjekjet për të minuar demokracinë përbëjnë një interes thelbësor të sigurisë kombëtare të SHBA-së.