Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha.
Është vetë ambasadorja e cila shkruanë në Twitter se ka pasur një takim të shkëlqyer me Bashën.
Ambasadorja e SHBA tregon se ka dëgjuar programin e PD-së.
‘Pata një takim të shkëlqyer sot me Lulzim Bashën. Më vjen mirë të dëgjoj programin elektoral të Partisë Demokratike dhe partnerëve.
Nënvizova shpresat e SHBA për kandidatë të pastër nga të gjitha partitë.
Ne do të jemi gjithmonë të përkushtuar për marrëdhënie të forta SHBA-Shqipërinë, duke respektuar vendimin e votuesve më 25 prill’ – shkruan Kim në Twitter