Zbardhen mesazhet në grupin e komisionit, ironia e deputetit të PD: Pas 5 muajsh përfundoi xhelozia e mërzia në çift dhe u kthye dashuria…

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Demokrati Dashnor Sula nuk e ka kursyer ironinë për marrëveshjen e arritur mes Partisë Socialiste dhe Rithemelimit.

Në chat grupin në WhatsApp, pasi sekretarja e Komisionit njoftoi mbledhjen e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, të hënën, Sula ka dërguar disa mesazhe ironizuese. “Pas 5 muajsh përfundoi xhelozia e mërzia në çift dhe u kthye dashuria”, shkruan ai, duke iu referuar marrëveshjes.

“Rroftë marrëveshja, shpëtoi Shqipëria dhe qeveria. Ene më në fund partia. U kthye demokracia. Shyqyr ia arritëm kësaj dite historike, jemi me fat si brez politikanësh që po përjetojmë çaste kaq të lumtura në jetën tonë të pastër politike dhe në jetën tonë shoqërore kaq mizore. Forca, forca, forca, le të pasi nga inati (EK) sa të jetë gjallë (SB) dhe (ER) jemi të qetë dhe të lumtur. S’kemi frikë as nga Putin, ndërsa nga SPAK as që na shkon ndër mend. Kështu që Zoti na i ruajtë dhe na i dhëntë jetë e përjetë. Ju përqafoj me shumë mall pas 5 muajsh që përfundoi xhelozia e mërzia në çift dhe u kthye dashuria. Kolegë të nderuar, mos e ngatërroni fjalën çift, pasi s’e kam për burrë dhe grua, e kam për çiftin e dashuruar PS-PD. Ky ishte amendament se na merr malli 5 muaj pa bërë asnjë ndërhyrje në projektligje.

Unë personalisht jam shumë i lumtur, pasi qeveria më në fund na u dha, (dielli në gusht), kështu thonë shprehjen italianët kur të japin atë që të takon dhe je i lumtur kur e merr”.

Dakordësia për Komisionet Hetimore u arrit disa ditë më parë në Konferencën e Kryetarëve, ku mazhoranca u tërhoq nga vendimet e datës 12 tetor 2023 për rrëzimin e komisionit hetimor për kontratat koncesionare në Shëndetësi dhe për komisionin hetimor për ndërhyrjen e paligjshme në sistemin TIMS. Në Konferencën e Kryetarëve u ra dakord që Opozita të ushtrojë të drejtën për ngritjen e Komisioneve Hetimore, duke filluar në këtë sesion parlamentar me ngritjen e dy Komisioneve Hetimore që u rrëzuan më 12 tetor 2023.

Konferenca e Kryetarëve ka arritur gjithashtu dakortësinë në parim për një tjetër çështje që shkaktoi bllokimin e veprimtarisë normale të Kuvendit, që ishte përfaqësimi me ato që opozita cakton vetë në proceset e Reformave.

Palët kanë rënë dakord në parim që Kuvendi të ngrejë një “Nënkomision për Reformat”, që përbëhet nga 4 anëtarë.

Zjarr Tv Ad