Zbardhen vendimet e kryesisë së PD/ Kush janë dy deputetët që u bashkuan me Sali Berishën! Në Tiranë krijohen 5 grupe pune

0
151
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët demokratë, Xhelal Mziu dhe Tomor Alizoti kanë kaluar në grupin e deputetëve që mbështesin Sali Berishën.

Panorama  raporton se Mziu është caktuar kreu i grupit të punës në Dibër, ndërsa Alizoti në Berat. Po ashtu mësohet se këta dy deputetë, nuk ishin dje të pranishëm në takimin e thirrur nga kolegu i tyre Lefter Gështenja që u mbajt në një lokal të kryeqytetit.

Në mbledhjen e kryesisë së PD, të drejtuar nga Sali Berisha është marrë gjithashtu vendimi që Tirana të ndahet me 5 grupe pune: Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Flamur Noka, Agron Shehaj dhe Edi Paloka.

Zjarr Tv Ad