Zbardhet dokumenti, për dëme të vogla aksidenti nuk do të vijë policia, si do e zgjidhin palët mes tyre

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aksidentet në vendin tonë janë të shpeshta, për arsye të ndryshme komplekse. Mirëpo një pjesë e mirë e aksidenteve përfundojnë vetëm me dëme të lehta materiale. Në këtë rast, nëse palët nuk merren vesh mund të ketë konflikte, por në rastin më të mirë njoftohet policia.

Tani kjo gjë pritet të marrë fund. Për dëme nga aksidenti që kapin vlerën nën 30 mijë lekë të reja, nuk ka më polici. Çdo posedues mjeti do të ketë në makinë “Vërtetimin miqësor të ngjarjes” që rregullon dëmshpërblime për vlera deri në 30 mijë lekë.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e ka nxjerrë për konsultim dhe pret miratimin nga bordi për të hyrë në fuqi në 1 korrik të këtij viti. Dëme të kësaj kategorie nuk janë pak, por 30-35 për qind e aksidenteve, referuar të dhënave zyrtare nga kompanitë e sigurimit.

Deri më sot, këto raste janë trajtuar sipas procedurave standarde të zgjatura në kohë. Puna për dëmshpërblim nis 30 ditë nga marrja e kërkesës, si edhe përmes plotësimit të një sërë dokumentesh, përfshirë edhe procesverbalin e konstatimit të shkeljes nga Policia Rrugore.

Zjarr Tv Ad