Zbardhet gardisti që vrau gruan: Më gënjente, nuk ishte e sinqertë me mua

0
211
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zbardhet dëshmia e 44-vjeçarit Alket Arapaj, i cili mëngjesin e kësaj të marte vrau bashkëshorten e tij 36 vjeçe, Ervilma Seferi, në banesën e tyre në Allias të Tiranës.

Gjatë marrjes në pyetje, gardisti Arapaj ka shfaqur shenja xhelozie, duke hedhur dyshime për tradhti nga ana e së shoqes,

Ai ka thënë se gruaja nuk ishte e sinqertë dhe nuk i tregonte të vërtetën.

“Kur unë ikja në punë dyshoja se takohej me njerëz të tjerë. Asnjëherë nuk më jepte një version për gjërat që e pyesja”, është shprehur gardisti.

Arapaj, punonjës i Gardës së Republikës, e vrau të shoqen me armën e punës.

Pak kohë më parë ai kishte shkruar në rrjetet sociale “Tradhtia fodulle shkëlqen thjeshtë sa për një intermexo edhe nëse është e hidhur shumë”, çka duket se ka qenë paralajmërim për ngjarjen.

Arapaj ishte besimtar mysliman dhe ndiqte rregullisht ritet fetare, ndërsa gruaja ishte e mbuluar. Prej afro 20 vitesh ai ishte pjesë e Gardës së Republikës me gradën “Kapiten”.

Zjarr Tv Ad