Zbardhet lista: Ja kush kërkohet të dëshmojë për inceneratorët

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku, ka publikuar listën e dëshmitarëve që duhet të pyeten për aferën e inceneratorëve. Tabaku ka publikuar listën në rrjetet sociale dhe shkruan se qytetarët do të kenë mundësinë të shohin dhe dëgjojnë prova për disa afera.

“Ditën e sotme, pas kërkesës së Partisë Demokratike, u mblodh Komisioni i Rregullores së Kuvendit dhe Mandateve. Në fund të këtij takimi ky Komision i dha të drejtën e mohuar opozitës nga anëtarët e mazhorancës socialiste në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve.

Komisioni i Rregullores miratoi zbatimin e rregullores së kuvendit duke dërguar deri në 25 shkurt ditën e mbylljes së këtij komisioni dhe duke i hapur rrugë planit të hetimit të propozuar nga Partia Demokratike në këtë komision.

Për ditë me radhë kam zhvilluar takime intensive me çdo faktor për të vijuar punën e komisionit që padrejtësisht u ndërpre me votën kundër për planin e hetimit, duke kërkuar që të mbyllet veprimtaria dhe të pengohet thirrja e dëshmitarëve! Një plan hetimor që u votua kundër dhe bllokua politikisht nga socialistët në mbledhjen e fundit të Komisionit të Inceneratorëve.

Afera e inceneratorëve ka qenë një prej çështjeve që ka dëshmuar se si shteti është kapur nga interesa korruptive dhe okulte. Por pesha e një shteti të kapur është ndjerë ditën kur nisi komisioni hetimor për Inceneratorët. Por, taktikat e tyre dështuan dhe qytetarët do të kenë mundësinë të shohin dhe dëgjojnë prova për këtë aferë.

Sikundër do të kenë mundësinë të dëgjojnë dëshmitë e atyre që kanë firmosur për ngritjen e inceneratorëve të korrupsionit me vlerë mbi 430 mln euro. Ne, nuk dorëzohemi edhe as intimidohemi nga akuzat e pabaza të atyre që akuzat i kanë mburojë për veten e tyre dhe as prej atyre që korrupsionin e kanë shndërruar në arsyen e qeverisjes. E kemi të qartë që inceneratorët janë testi për politikën dhe drejtësinë e re!

Partia Demokratike ka dëshmuar dhe po dëshmon përditë angazhimin maksimal në interesin e qytetarëve dhe jo të oligarkisë politiko-ekonomike që i mban peng shqiptarët në pellgun e tranzicionit! Nga e hëna rinis puna që u vonua prej avokatisë politike dhe do të thërriten këto dëshmitarë” shkruan Tabaku.

Zjarr Tv Ad