Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Zbardhet ngjarja e regjistruar një natë më parë në fshatin e Bardhaj. Konflikti me armë ka shkaktuar plagosjen e dy vëllezërve Hoten dhe Marjan Doci.
Shtetasi Besim Perkola banues në fshatin Bardhaj në Shkodër, i shpallur në kërkim nga policia ka qëlluar me automatik ndaj dy vëllezërve ndërkohë që këto dy të fundit i janë përgjigjur me arme zjarri pistolete.
Ne vendin e ngjarjes janë sekuestruar 11 gëzhoja. Policia ka ndaluar si të përfshirë ne këtë ngjarje edhe dy vëllezërit Doçi, të cilët aktualisht ndodhen ne spital jashtë rrezikut për jetën.