Ndeshjet e marsit, Reja zbulon listën. Nuk mungojnë rikthimet dhe risitë

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Trajneri i Kombëtares Edi Reja ka zbuluar listën e futbollistëve të grumbulluar për tre ndeshjet eleminatore të “Katar 2022” që zhvillohen gjatë muajit mars.

Reja rikthen në Kombëtare, mbrojtësin Arlind Ajeti, pas një mungese të gjatë. Gjithashtu nuk mungojnë as risitë, ku për herë të parë grumbullohen, Nedim Bajrami dhe Mario Mitaj. Për ndeshjet e këtij muaji është grumbulluar edhe Florian Kamberi, i cili ende nuk ka bërë debutimin me Shqipërinë.

Nuk mungojnë as afrimet nga Superiorja, teksa është lënë jashtë portieri i Partizanit, Alban Hoxha, teksa është afruar mbrojtësi i Tiranës, Erjon Hoxhallari.

Më 25 mars luajmë në transfertë kundër Andorrës. Tre ditë më pas është Anglia që vjen në “Air Albania”, ndërsa më 31 Mars kuqezinjtë udhëtojnë drejt San Marinos.

Zjarr Tv Ad