Kryemadhi me naftëtarë në Fier: Qeveria nuk ka asnjë strategji për sektorin e naftës! Ne kemi plan konkret

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryemadhi dhe Mehmetaj premtuan se LSI do të ketë një strategji për përpunimin e naftës. Kryetarja e LSI u shpreh se nëse zhduket rafineria, dëmtohet treçereku i popullsisë.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, e shoqëruar nga drejtuesja e listës së kandidatëve të forcës politike që ajo drejton në Qarkun Fier Kejdi Mehmetaj, zhilloi paraditen e sotme një bashkëbisedim me naftëtarë.

Kryemadhi dhe Mehmetaj premtuan se LSI do të ketë një strategji për përpunimin e naftës.  Kryetarja e LSI u shpreh se nëse zhduket rafineria, dëmtohet treçereku i popullsisë.

“Pavarësisht se ne e dimë që 22% e GDP vjen nga sektori i naftës. Edhe pse është ajo që tha pak më përpara që prodhimi i naftës këtu vjen dhe për shkak të pandemisë që ka rënë gati me 300 mijë tonë por kjo nuk do të thotë që ti nuk e ke. Dhe në bursën ndërkombëtare je në vendin e 48 në botë për shkak të rezervave, je vendi 78 për shkak të prodhimit. Por për vendin që ka çmimin më të lartë je i 123 pra që konkurron me një vend tjetër që ka çmimin shumë të lartë të naftës. Maqedonia që nuk prodhon asnjë litër naftë e ka çmimin 600 lekë për litër, Kosova po ashtu e ka më të lirë dhe që janë dhe pa port. Llogarit që ne naftën tonë bruto mund ta përdorim për transport. Ju e  shikoni në aspektin inxhinierik të naftës, ne duam ta shikojmë në aspektin e jetesës së njerëzve që të kthehet në përfitim ekonomik për njerëzit. Ne mendojmë që më mirë të pasurohet çdo familje fierake dhe çdo familje shqiptare dhe ta kenë çmimin e naftës më të lirë për veten e tyre sesa të pasurojmë 4-5 veta dhe ne nuk e dimë ku shkojnë këto para. A ka problem? Sigurisht që ka problem sektori i naftës, në 30 vite tranzicion sektori i naftës nuk është investuar përkundrazi është më i shfrytëzuari, më i konsumuari”, tha ndër të tjera Kryemadhi.

 

Zjarr Tv Ad