Zbulohet e vërteta e Adriatik Llallës: Ndodhet në spital në gjendje të rëndë…

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prej gati dy orësh vijon procesi në gjykatën e posaçme të Apelit, ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Avokati i tij mbrojtës Sokol Hazizaj, është duke lexuar konkluzionet përfundimtare, ku i ka kërkuar apelit të prishë vendimin e shkallës së parë që e dënoi Llallën me dy vite burg.

Nga ana tjetër, avokati tha se ish-kryeprokurori është në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, duke kërkuar që kjo të merret parasysh nga Gjykata në dhënien e vendimit, ndërsa nuk munguan as aludimet se Llalla ishte larguar jashtë vendit.

Gjatë mbrojtjes avokati Sokol Hazizaj pretendoi se procesi i hetimit dhe gjykimit ishte i paragjykuar, gjithashtu shtoi se Gjykata e Posacme është në kushte të moskompetencës për dosjen dhe vendimi është i pavlfshëm.

Të pranishëm në seancën ndaj Llallës, ishin edhe dy përfaqësues të ambasadës amerikane, si dhe një tjeter i OSBE.

Ish -kryeprokurori u dënua më 20 maj nga Gjykata e Posaçme Kunder korrupsionit e cila e dënoi atë me 2 vite. Gjykata po ashtu vendosi t’i konfiskohen pasuritë dhe të mos ushtrojë asnjë funksion publik për 5 vite. Gjate mbrojtjes Llalla e cilësoi këtë proces të stisur ndërsa më herët ai është shpallur non-grata nga Departamenti Amerikan.

Marrë nga Faxnews

Zjarr Tv Ad