Adriatik Llalla nuk shkon në Gjykatën e Posaçme, nëse shpallet fajtor arrestohet menjëherë…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Seanca për ish-kryeprokurorin shqiptar Adriatik Llalla, i akuzuar për “fshehje të të ardhurave”, po mbahet aktualisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit. Ajo ka nisur prej orësh 10.30 dhe në sallën e gjyqit është vetëm avokati i Llallës, Sokol Hazizaj.

Vetë ish-kryeprokurori mësohet se nuk ka shkuar në seancë. Nëse Gjykata e Posaçme pasi të dëgjojë avokatin e shpall sot vendimin dhe deklaron fajtor Adriatik Llallën, atëherë ky i fundit mund të arrestohet menjëherë. Por, Gjykata mund të rezervojë të drejtën ta japë vendimin dhe në ditët në vazhdim.

Nuk dihet nëse “frika” nga dërgimi i mundshëm në qeli ka bërë që ish-kreu i organit të akuzës mos të shkojë vetë në seancën gjyqësore.

Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Sot, nëse ai shpallet fajtor, nuk përfiton zbritje dënimi nga gjykimi i shkurtuar. Gjithashhtu, ai është përjashtuar për 5 vite nga funksionet publike.

Pasuritë e konfiskuara të ish-kryeprokurorit Llalla:
– Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
– Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
– Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
– Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
– Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Zjarr Tv Ad