Flet Gjinekologu shqiptar: Vaksina nuk shkakton sterilitet te të rinjtë, nuk u bën dëm as grave shtatzëna…

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjinekologu shqiptar në Kosovë, Blerim Syla, u ka bërë thirrje të rinjve dhe grave shtatzëna që të vaksinohen. Sipas Sylës, nuk ka asnjë indikacion se kjo vaksinë u bën dëm grave shtatzëna.

“Unë kam thirrje për gratë shtatzëna dhe për të gjithë të tjerët. Një apel për gratë shtatzëna që të vaksinohen, nuk ka asnjë indikacion që vaksina shkakton diçka te shtatzënat”, është shprehur gjinekologu në një intervistë për Telegrafin.

Blerim Syla bëri apel edhe te të rinjtë që të vaksinohet, duke theksuar se vaksina nuk shkakton sterilitet.

“Një apel edhe për të rinjtë, mos u frikësoni që të vaksinoheni sepse nuk shkakton sterilitet. I kam dëgjuar disa fjali, këto janë vetëm thashetheme. Ka shumë sëmundje tjera që shkaktojnë sterilitet, por jo kjo vaksinë”, ka shtuar ai.

Zjarr Tv Ad