Zbulohet identiteti i autorit që eleminoi novelistin Salman Rushdie

0
178
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autori i plagosjes me thikë të novelistit me famë botërore Salman Rushdie është 24-vjeçari Hadi Matar nga Nju Xhersi, ka bërë me dije policia në Nju Jork këtë të premte.

Rushdie u qëllua me thikë në qafë teksa po fliste në një event publik në Nju Jork. 24-vjeçari që mbante maskë në fytyrë u ngjit me shpejtësi në podium dhe nisi të sulmojë me thikë shkrimtarin indiano-britanik.

Dyshohet se ngjarja është motivuar nga urrejtja fetare.

Rushdie është detyruar të fshihet pasi prej vitit 1988 kur botoi librin “Vragjet Satanike” është përballur me kërcënime me vdekje.

Libri tregon legjendën e Profetit Muhamed, por autori thotë se tre ajete të thëna prej tij i janë përcjellë nga Djalli që ishte maskuar si Zoti.

Në atë kohë lideri suprem i Iranit, Ajatollah Khomeini lëshoi një fetva, vendim ligjor i bazuar në ligjet e sheriatit, që i bënte thirrje çdo myslimani të vriste Rushdien si dhe vendosi një shpërblim prej 3 milionë dollarësh për këdo që kryente krimin.

Libri “Vargjet Satanike” ka nxitur një seri vrasjesh dhe sulmesh në mbarë botën.

Në vitin 1991 u qëllua për vdekje me thikë përkthyesi japonez i librit. Po në atë vit u qëllua me thikë përkthyesi italian i “Vargjeve Satanike” por arriti të mbijetojë. Autori ishte një shetas iranian që më herët e kishte pyetur përkthyesin italian për adresën e Rushdies.

Në vitin 1993, botuesi norvegjez i librit të Rushdie, Ëilliam Nygaard u plagos rëndë në hyrje të banesës së tij në Oslo.

Zjarr Tv Ad