Zbulohet insekti prehistorik brenda një opali

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjeologu amerikan, Brian Berger, e shpërndau foton e opalit që kishte sjellë që nga ishulli Java i Indonezisë.

Insekti u vrojtua nga Instituti Amerikan i Gurëve të Çmuar, dhe e vlerësoi si opal me fosile përbrenda.

Po si përfundoi insekti brenda një guri të çmuar?

Opalet krijohen kur silikatet e shkrira futen në kavitete ose plasaritje të shkëmbinjev nga uji. Ato shkrihen nga proceset vullkanike, dhe forcohen në gur nga uji.

Zbuluesi është gati të bashkëpunojë me ekspertë për të zbuluar origjinën, moshën dhe evolucionin e këtij insekti.

 

Zjarr Tv Ad