Punimet, ARRSH: Ja si do të devijohet kalimi në autostradën Tiranë-Durrës

0
11
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Punimet në aksin Tiranë-Durrës do të sjellin edhe njëherë devijime në qarkullimin e mjeteve.

ARRSH ka bërë sot njoftim për gjithë përdoruesit e rrugës të jenë të vëmendshëm, pasi për shkak të punimeve në afërsi të City Park dhe Ford, trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim.

Njoftimi

Në segmentin rrugor Tiranë-Durrës, tek City Park dhe Ford për referencë, në kuadër të punimeve të emergjencës të miratuara për këtë segment rrugor, sot po punohet për zëvendësimin e new jersave me guardrela në këto dy pika të saj.
Punimet do të realizohen brenda 2 ditëve dhe trafiku në drejtimin Durrës-Tiranë në këto segmente do të orientohet me një kalim. Ndërkohë, janë marrë masat për devijimin e trafikut me sinjalistikën e nevojshme me qëllim orientimin sa më të qartë të qytetarëve.

 

Zjarr Tv Ad