LSI, Vasili: Gjermania foli qartë, Shqipëria PPP e krimit

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili doli sërish sot në një konferencë për shtyp për të denoncuar atë që ai e quan pastrimin më të madh të parave që po bëhet në Shqipëri.

Duke iu referuar sërish librit gjerman me titull “Partner kriminel në aleancën strategjike”, që përmban fakte tronditëse dhe alarmante për pastrimin e parave të pista në Shqipëri, Vasili tha se Rama duhet të largohet.

“Ti kryeministër duhet të largohesh, je kryeministër i hapjes së ekspozitave me para të pista. Ndërkohë që institucionet e drejtësisë gjermane kanë folur qartë dhe prerë, krimi ka marrë me PPP këtë vend”,- tha ai.

“Kaq e tmerrshme është kjo situatë sa sot nëse institucionet do të duan të vënë interesat e vendit mbi interesat kriminale le të flasin gjermanisht me gjuhën me të cilin Gjermania flet për krimin dhe e lufton krimin”,- tha Vasili.

 

Zjarr Tv Ad