Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit e Shtetit Gentiana Sula dtën e sotme ka lëshuar një deklaratë të fortë. Ajo është shprehuar se në 2 vite është bërë verifikimi i të paktën 1500 figurave të rëndësishme dhe 30 janë gjetur me probleme.
Ndërkohë në organet e drejtësisë janë verifikuar rreth 550 figura, 4 prej të cilëve janë gjetur me probleme.
“Autoriteti në dy vite ekzistencë ka verifkuar të paktën 1500 figura, të cilët janë të gjithë zyrtarë shumë të lartë, natyrisht ashtu siç i ka ligji. Për organet e larta të drejtësisë kemi verifikuar rreth 550 figura dhe 4 prej tyre janë gjetur me probleme.
Në dokumentat e sigurimit nga 1500 figura rreth 30 janë gjetur me probleme. Në asnjë rast nuk ka axhendë politike tek ne, nuk ka asnjë axhendë, kordinim, absolutisht asgjë. Tek ne është vetëm ligji, procesi.
Do bëjmë punën ashtu siç e kemi bërë çdo ditë. Është një proces i zakonshëm që kemi bërë, dhe në rastin konkret na vjen keq që ka dalë vendimi në shtyp sepse nuk duhet të dilte, nuk e di kush e ka nxjerrë por e vërteta është se ne punën e kemi krejtësisht të pandikuar nga çdo gjë që ndodh. I shërben ligjit dhe reformave të rëndësishme të Shqipërisë.”