Zbulohet shkaku i zjarrit në pallati te ish-parku i Autobusave në Tiranë

0
421
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një defekt në kondicionerin në katin e 9-të është bërë shkak për zjarrin që përfshiu dje pallatin te ish-parku i Autobusave në Tiranë.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj, në një intervistë për News24.

Sipas tij, duke u bazuar nga pamjet filmike dhe verifikimet paraprake, është arritur në konkluzion se nga kondicioneri zjarri është përhapur në banesë dhe më pas në katet e tjera të ndërtesës.

“Nga pamjet dhe nga të gjitha ekspertizat që kemi bërë ditën e sotme, mendojmë që zjarri ka nisur në këtë pjesë të ndërtesës ku ndodhet edhe papafingo. Mendoj se zjarri ka nisur nga kondicionerët, kemi dhe pamjet me video në momentet e fillimit të zjarrit.

Sot kemi qenë edhe me drejtuesit e Komisariatit Nr.2, por do të shikojmë edhe videot e tjera nga bizneset aty pranë, për t’u siguruar për vatrën e zjarrit. Me 90 për qind zjarri ka rënë në katin ku ndodhet papafingo, në katin e banesës së djegur”, sqaroi Goxhaj.

Zjarr Tv Ad