Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Zëdhënësi i Presidenti të Shqipërisë i ka dhënë përgjigje akuzave të bëra nga mazhoranca dhe mocionit te shkarkimit.
Me një reagim në Facebook, zëdhënësi Tedi Blushi shkruan se ‘mocioni i çunave të Shijakut, do të marrë përgjigjen e merituar’.
Reagimi i plotë i zëdhënësit Tedi Blushi:
Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi.
Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës.
Mocioni i ‘çunave të Shijakut’ që kërkon të instalojë ‘Narko-Republikën’ e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë.
Shqipëria e para!Shqipëria si gjithë Europa!