Zëdhënësi i Presidentit/ Mocioni i ‘Çunave të Shijakut’ do marrë përgjigje të merituar

0
7
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zëdhënësi i Presidenti të Shqipërisë i ka dhënë përgjigje akuzave të bëra nga mazhoranca dhe mocionit te shkarkimit.

Me një reagim në Facebook, zëdhënësi Tedi Blushi shkruan se ‘mocioni i çunave të Shijakut, do të marrë përgjigjen e merituar’.

Reagimi i plotë i zëdhënësit Tedi Blushi:

Ilir Meta është zgjedhur President nga një Parlament plotësisht legjitim, jo nga ky i sotmi.

Nga momenti që ai është betuar me dorën mbi Kushtetutë i përket vetëm Republikës.

Mocioni i ‘çunave të Shijakut’ që kërkon të instalojë ‘Narko-Republikën’ e bandave dhe oligarkëve do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë.

Shqipëria e para!Shqipëria si gjithë Europa!

 

Zjarr Tv Ad