Zëdhënësja e PD: Kryebetonieri Veliaj vazhdon gënjeshtrat

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike akuzon sërish kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj për Teatrin Kombëtar. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa shkruan se as nuk është bërë asnjë inspektim i dytë tek Teatri. Raporti i 2018, sipas saj u hodh poshtë nga tërmetet, edhe sidomos nga ai i 26 nëntorit ku teatri nuk pësoi asgjë.

“Asnjë inspektim i dytë nuk është bërë, kryebetonieri Veliaj vazhdon gënjeshtrat për krimin me Teatrin Kombëtar!
Doli kudo bashkë me Maznikun e hoteleve me Fushën, dhe thanë që ajo godinë sipas një inspektimi të dytë do binte nga dita në ditë dhe ndaj e prishën natën kundër çdo gjëje ligjore.
Vetë drejtuesi i atij instituti politik Agron Hysenlliu e pranon në lidhje telefonike me TVT që është vetëm raporti paçavure i 2018 kanë bërë me inspektimin. Por ky “raport” u hodh poshtë nga tërmetet, edhe sidomos nga ai i 26 nëntorit ku teatri nuk pësoi asgjë!
Natën, me gaz, me polici, pa ligj po hapnin sheshin e ndërtimit për kullat nga pas që teatri i prishte punë BANDES së KULLAVE të PASTRIMIT të PARAVE të PISTA”.

Zhupa Fb
Zjarr Tv Ad